Sterling në vend të Mbappes?

Futboll

Sterling në vend të Mbappes?

Më: 24 maj 2022 Në ora: 11:13
Sterling në vend të Mbappes?

Real Madridi dështoi së fundmi për ta transferuar sulmuesin francez, Kylian Mbappe, i cili vendosi ta vazhdojë kontratën me Paris Saint-Germainin.

Gjithashtu, “Los Blancos” paraprakisht kishin mbetur edhe pa Erling Haaland, pasi sulmuesi i deridjeshëm i Borussia Dortmundit nënshkroi me Manchester Cityn.

E tash, “Merengues” janë vënë në kërkim të një sulmuesi tjetër.

Sipas mediumit britanik “Daily Star”, kampioni i freskët spanjoll ia ka vënë syrin sulmuesit të “Citizens”, Raheem Sterling.

Sulmuesi anglez mungoi në paradën e trofeut të Cityt dje dhe gjithnjë e më shumë po shtohen zërat për një largim të tij të mundshëm nga “Etihad Stadium”.

Pra, nuk përjashtohet mundësia që përfaqësuesin anglez ta shohim duke luajtur në “Santiago Bernabeu” nga sezoni i ardhshëm.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat gjatë verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat