Benzema, synon të kalojë rekordin e Ronaldos

Futboll

Benzema, synon të kalojë rekordin e Ronaldos

Më: 24 maj 2022 Në ora: 12:45
Benzema, synon të kalojë rekordin e Ronaldos

Sumuesi i Real Madridit kërkon t’i rrëmbejë “fronin” njërës nga ikonat e “Los Blancos” së të kaluarës në një skenë të Ligës së Kampionëve. Kristiano Ronaldo i ka riënshkruar librat e historisë rregullisht gjatë kohës së tij në “Santiago Bernabeu”, por sulmuesi francez e ka njërin nga rekordet e tij në horizont.

Benzema ka qenë një zbulim për Realin këtë sezon, duke shënuar 44 gola në të gjitha garat dhe e di se një tjetër “hat-trick” evropian në finalen me Liverpullin më 28 maj, do të thyente rekordin e Ronaldos nga një sezon i vetëm kontinental. Në lidhje me mundësinë e parakalimit të ish-shokut të skuadrës, Benzema i ka folur edhe për faqen zyrtare të UEFA-s.

“Rekordet do të ekzistojnë gjithmonë dhe ato janë aty për t’u thyer. Për mua, ajo që ka më shumë rëndësi është të jap gjithçka në fushë, ta ndihmoj ekipin tim të fitojë. Nëse mund të shënoj ose asistoj, kjo është e rëndësishme, por gjëja më e rëndësishme është të futem në fushë dhe të fitoj ndeshjen,” tha mes tjerash Benzema.

Sulmuesi 34-vjeçar, ka 15 gola në Ligën e Kampionëve në emër të tij, dy më pak se numri i jashtëzakonshëm i Ronaldos, në sezonin 2013-2014.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat