Jusuf, trajneri kampion me gjeneratën 2005 dhe 2006 të KF Kumanova Milano 2010

Futboll

Jusuf, trajneri kampion me gjeneratën 2005 dhe 2006 të KF Kumanova Milano 2010

Më: 24 maj 2022 Në ora: 12:53
Jusuf, trajneri kampion me gjeneratën 2005 dhe 2006 të KF Kumanova Milano 2010

Trajneri luan një rol të rëndësishëm në ekip. Mirëpo, ai përvec se një trajner i suksesshëm është edhe pedagog dhe po udhëheq me sukses dy gjenerata (2005 dhe 2006) te KF Kumanova Milano 2010.

Erkan Jusuf është krenar me “djemtë” e tij të cilët u shpallën kampion të Ligës së dytë për pionier dhe pionier të rinj për sezonin 2021/22.

Erkani asnjëherë nuk u ndal në stërvitje dhe drejtoi ekipet e tij me përkushtimin më të madh, duke vazhduan rrugën me krenari në realizimin e aspiratave të tyre dhe që ia dolën me sukses.

Para ca ditësh, gjeneratave 2005 dhe 2006 iu dorëzuan trofet e kampioneve dhe nga sezoni i ardhshëm do të luajnë në Superligën e Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat