Frikë se tifozët e Partizanit dhe Dinamos do i bashkohen ultrasve për përleshje

Futboll

Frikë se tifozët e Partizanit dhe Dinamos do i bashkohen ultrasve për përleshje

Më: 24 maj 2022 Në ora: 15:55
Frikë se tifozët e Partizanit dhe Dinamos do i bashkohen ultrasve për përleshje

Teksa pikëpyetja më e madhe për gjithë mbarëvajtjen e kësaj finale të Conference League do të jetë siguria e tifozëve dhe e qytetit, media e huaj “The National Herald” hedh një hipotezë tjetër.

Sipas saj ekziston frika e madhe se tifozët e klubeve të kryeqytetit në Shqipëri mund të shkrihen me mbështetësit e Romës ose Feynord, në bazë të marrëdhënieve të tyre, për t’u përleshur me njëri-tjetrin.

“Shkak për tensionet mes Feyenoord dhe Romës është fakti që Tirana ka grupe mbështetëse nga klubet lokale Dinamo dhe Partizani, të cilët potencialisht mund të kërkojnë njërën nga tifozeritë.

Aleancat midis grupeve ultras nga vende dhe klube të ndryshme janë të mëdha. Për shembull, kur Ëest Ham u përplas me Frankfurtin, ata u mbështetën nga disa ultras nga Lazio”, shkruhet në artikull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat