Skuadra shqiptare mposhtet në ndeshjen e fundit në Mal të Zi

Futboll

Skuadra shqiptare mposhtet në ndeshjen e fundit në Mal të Zi

Nga: K. Goca Më: 24 maj 2022 Në ora: 23:16
Skuadra shqiptare mposhtet në ndeshjen e fundit në Mal të Zi

Deçiqi i Tuzit e përmbylli kampionatin me humbje, me rezultat 2:1 nga Podgorica.

Tuzjanët duket se më shumë e ruajtën ekipin për takimin e finales së Kupës së Malit të Zi, kundër Buduçnostit, e cila do të zhvillohet me 29 maj. 

Për skuadrën shqiptare shënoi Aleksa Marushiq (68’) dhe për Podgoricën Darko Qajiq (17’), Matija Krivokapiq (20).

Pas javës së 36-të (e fundit), Deçiq përfundon në vend të tretë me 56 pikë e Podgorica në të nëntin me 34 pikë, e cila në barazh kërkon mbetjen në elitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat