Pikë kthese për të ardhmen e Chelseat

Futboll

Pikë kthese për të ardhmen e Chelseat

Më: 25 maj 2022 Në ora: 14:25
Pikë kthese për të ardhmen e Chelseat

Një pikë kthese për të ardhmen e Chelsea. Qeveria britanike ka hapur dritën jeshile për shitjen e klubit londinez. Lajmi raportohet nga “Bloomberg” duke cituar disa burime.

Ky është një vendim që do të lejojë kalimin e klubit londinez te konsorciumi amerikan i drejtuar nga bashkëpronari i “Los Angeles Dodgers”, Todd Boehly, për shumën rekord të 2.9 miliardë eurove.

Ish-padroni i Chelsea, oligarku rus, por me pasaportë portugeze, Roman Abramovic, nuk do të përfitojë asgjë nga shitja. Të gjitha të ardhurat e transaksionit do t’i dhurohen një fondacioni bamirësie që kujdeset për viktimat e luftës në Ukrainë.

Sipas mediave britanike, pronarët e rinj dëshirojnë të mbajnë me patjetër në skuadër dy yjet e Chelsea, Reece James dhe Mason Mount. Pronari i ri ka kërkuar që dy yjet të kenë kontratat e reja, edhe pse ata nuk ishin në muajt e fundit të tyre në “Stamford Bridge”. 23-vjeçari Mount është nën kontratë me blutë deri në verën e 2024. Mbrojtësi 22-vjeçar, James, ka kontratë deri në verën e 2025.

Skuadra e Chelsea pritet të pësojë ndryshime të mëdha sezonin e ardhshëm. Sidomos në linjën e mbrojtjes. Antonio Rudiger ka arritur marrëveshjen me Real Madridin. Gjithashtu pranë largimit janë edhe Andreas Christensen, Cesar Azpilicueta dhe Marcos Alonso.

Mbrojtësi gjerman mbërriti te Chelsea nga skuadra e Romës në verën e vitit 2017. Dhe duket se edhe zëvendësuesi i tij do të vijë nga Serie A. Sipas raportimeve të mediave britanike, Chelsea ka përzgjedhur Gleison Bremer nga Torino për të zëvendësuar Rudiger.

Mbrojtësi brazilian vlerësohet rreth 30 milionë euro nga klubi i tij. Megjithatë, gara për nënshkrimin e 25-vjeçarit nuk do të jetë e lehtë. Juventus, Inter dhe disa klube nga Premier League interesohen gjithashtu për Bremer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat