Çfarë simbolizonin pesë gishtat e Jose Mourinhos?

Futboll

Çfarë simbolizonin pesë gishtat e Jose Mourinhos?

Më: 26 maj 2022 Në ora: 11:10
Çfarë simbolizonin pesë gishtat e Jose Mourinhos?

Roma fitoi mbrëmjen e djeshme 1-0 kundër Feyenoord, duke u kthyer si legjendar në shtëpi me me kupën e finales së madhe të Conference League.

Një vëmendje të madhe ka marrë dhe trajneri portuges Jose Mourinho i cili ka gjetur sërish rrugën e fitores në kryeqytetit italian.

Trajneri portugez, lavdia e të cilit pushoi pas përfundimit të pakohshëm të kontratës me Manchester United dhe aventurës jo të mirë te Tottenham, është rikthyer në vijën e parë.

Dje ai fitoi Ligën e Konferencës, si trajneri i parë që e bën këtë gjë, pasi u zhvillua edicioni i saj i parë, duke e mposhtur Feyenoordin me Romën e tij 1-0.

‘The Special One’, i emocionuar pas pesë vitesh pa tituj, mbetet i pamposhtur në finalet evropiane. Ai ka luajtur pesë dhe ka fituar të pesë finalet, dhe atë me katër ekipe të ndryshme.

Dy me Porton (UEFA CUP 2003 dhe Liga e Kampionëve 2004), një me Interin (2010 Liga e Kampionëve), një tjetër me Man United (2017 Ligën e Evropës) dhe tani ky i fundit me Romën . Në Tiranë ai arriti një ‘treshe’ trofesh unike evropiane.

Asnjë trajner nuk i ka fituar Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës. Vetëm ai.

Ai tashmë është një legjendë në Romë dhe nuk mendon të largohet nga klubi me të cilin ka kontratë deri në vitin 2024.

Roma, pasi humbi Kupën e Evropës në 1984 dhe UEFA-n në 1991, më në fund fitoi një trofe kontinental.

Portugezi ka 26 tituj në rezymenë e tij. Gjashtë me Porton, tetë me Chelsean, pesë me Interin, tre me Real Madridin, tre me Manchester United dhe një me Romën, ku i mungon vetëm Superkupa e Europës. Edhe një sfidë tjetër për ta fituar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat