Lojtari që aq shumë pritej nga klubi dhe tifozët e Real Madridit...

Futboll

Lojtari që aq shumë pritej nga klubi dhe tifozët e Real Madridit...

Më: 26 maj 2022 Në ora: 15:42
Rafael Leao

Lojtari që aq shumë pritej nga klubi dhe tifozët e Real Madridit, Kylian Mbappe për çudi në fund preferoi të rinovojë kontratën me PSG, me parisienët që i ofruan “çelësat” e klubit në dorë.

Të pafuqishëm për të ndryshuar situatën, “galaktikët” po mundohen ta harrojnë sa më shpejt francezin dhe të nisin punën për një tjetër yll që mund ta zëvendësojë atë edhe pse duket e vështirë të gjesh një të dytë si Mbappe.

Bordi ka pikasur disa emra, ku disa prej tyre janë talente të rinj, por që kanë bërë mirë në klubet respektive dhe disa të tjerë që janë të konfirmuar dhe që mund të transferohen për një të ardhme afat mesme dhe afat shkurtër

Disa nga lojtarët që shikohen për një të ardhme afat mesme dhe afat shkurtër janë: Son Heung-Min (29-vjeç), Robert Leëandoëski (33 vjeç), Harry Kane (28-vjeç), Mohamed Salah (29-vjeç) dhe Sadio Mane (30-vjeç).

Lojtarët që mund të zëvendësojnë “në kokë” Mbappen janë: Lautaro Martinez (24-vjeç), Kai Havertz (21-vjeç), Dushan Vlahoviq (22-vjeç), Rafael Leao (22-vjeç), Christopher Nkunku ( 24-vjeç), Darëin Nunez ( 22-vjeç).

Nuk dihet se cili prej këtyre futbollistë do të veshë fanellën e Real Madridit, teksa së fundmi zërat janë shtuar rreth ylli të Milanit, Rafael Leao për të cilin klubi “chamartin” është gati të paguajë 120 milion euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat