Titullari i mesfushës zyrtarizon largimin nga kuqezinjtë

Futboll

Titullari i mesfushës zyrtarizon largimin nga kuqezinjtë

Më: 26 maj 2022 Në ora: 17:18
Titullari i mesfushës zyrtarizon largimin nga kuqezinjtë

Në fund të ndeshjes kundër Sasuolos që i dorëzoi Milanit titullit e nëntëmbëdhjetë Frenk Kesi shënoi atë që do të mbetet edhe goli i tij i fundit si kuqezi.

Prej kohësh flitet se ka firmosur me Barcelonën, teksa për herë të parë afrikani konfirmoi se nuk do të rinovojë kontratën e tij me kuqezinjtë. Rrugët ndahen pas 229 prezencash dhe 39 gola, teksa mesfushori nuk ka ngurruar të japë atë që mund të konsiderohet edhe si një mesazh lamtumire nga “Djalli.

“Gjithçka më duket e pabesueshme. Këto që po përjetoj në ditët e fundit janë vërtet ndjesi të forta. Ishin pesë vite shumë të rëndësishme gjatë të cilave mund të thuhet se isha martuar me një projekt. Jam shumë i lumtur për qytetin e Milanit, për klubin, për shokët e skuadrës, për trajnerin dhe për vete.

Dua t’i falënderoj të gjithë së bashku me familjen time që më ka qëndruar gjithmonë pranë.

I fundit ishte muaji im i fundit i kontratës me Milanin, por në këto pesë vjet ne kemi arritur të kthehemi në Champions dhe të fitojmë titullin. Unë bëra atë për të cilën më blenë dhe mendoj se nuk ka mënyrë më të mirë për t’u thënë “lamtumirë” tifozëve dhe të gjithë botës milaniste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat