Selektori i Shqipërisë: Duam të fitojmë grupin në Ligën e Kombeve!

Futboll

Selektori i Shqipërisë: Duam të fitojmë grupin në Ligën e Kombeve!

Më: 27 maj 2022 Në ora: 12:15
Selektori i Shqipërisë: Duam të fitojmë grupin në Ligën e Kombeve!

Në prag të tre sfidave të Shqipërisë në muajin qershor, dy në Ligën e Kombeve ndaj Islandës në transfertë, me Izraelin në shtëpi dhe me Estoninë në miqësore, në konferencë për shtyp është shfaqur trajneri i Kombëtares, Edi Reja teksa ka treguar synime të qarta duke treguar se dëshiron që Shqipëria të fitojë grupin e këtij kompeticioni:

“Ndeshjet e Ligës së Kombeve janë të rëndësishme dhe duhet t’i fitojmë. Në ndeshjet e muajit mars ne ishim në gjendje shumë mirë. Synimi ynë që është të fitojmë grupin. Ka lojtarë që kanë probleme fizike.

Sot do të vijë ekipi dhe do të bëjmë vlerësime. Ata që do të luajnë do të jenë në 100% të formës së tyre.

Lojtarët e dinë shumë mirë rëndësinë e këtyre sfidave. Kam besim te skuadra dhe paraqitja e lojtarëve. Duket se jemi në formë të mirë në aspektin psikologjik.

Mund të kemi ndonjë mungesë për shkak të sezonit të gjatë. Kemi parë se çfarë ka ndodhur në finalen e Ligës së Konferencës, Fejnordi bëri diçka më mirë, por Rima e fitoi trofeun. Kam besim që do të bëjmë ndeshje të mira.”, tha Reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat