Reali humbjen e fundit në finale e ka pësuar nga Liverpooli para 41 viteve

Futboll

Reali humbjen e fundit në finale e ka pësuar nga Liverpooli para 41 viteve

Më: 28 maj 2022 Në ora: 12:15
Reali humbjen e fundit në finale e ka pësuar nga Liverpooli para 41 viteve

Dyzetenjë vjet pas përballjes së tyre në qytetin e bukur të Parisit, Liverpooli dhe Real Madridi do të takohen sërish në kryeqytetin francez.

Kësaj radhe, këto dy skuadra do të luajnë në finalen e Ligës së Kampionëve për sezonin 2021/22,

Skuadra angleze dhe ajo spanjolle ishin takuar në finale të kësaj gare edhe më 27 maj të vitit 1981. Në atë kohë gara quhej “Kupa Evropiane”.

Edhe finalja e atij viti ishte luajtur në Paris, por në stadiumin “Parc des Princes”.

Ajo ndeshje ishte fituar 1:0 nga “Të Kuqtë”, falë një goli të shënuar nga ish-mbrojtësi anglez, Alan Kennedy, në minutën e 82-të.

Për Real Madridin ishte hera e tretë që pësonte humbje në finale, por e fundit që nga ajo kohë.

Kurse, për Liverpoolin ishte hera e tretë që e fitonte titullin e kampionit evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat