Vushtrria - Malisheva, publikohen formacionet zyrtare

Futboll

Vushtrria - Malisheva, publikohen formacionet zyrtare

Më: 28 maj 2022 Në ora: 15:24
Vushtrria - Malisheva, publikohen formacionet zyrtare

Sot do të përmbyllet edicioni 2021/22 në futbollin tonë me ndeshjen e barazhit.

Stadiumi Zahir Pajaziti në Podujevë do të jetë nikoqir i ndeshjes së barazhit mes Vushtrrisë dhe Malishevës.

Vushtrriasit vijnë në këtë takim pasi përfunduan në vendin e dytë të Grupit B në Ligën e Parë dhe mposhtën Lirinë në barazhin e parë.

Në anën tjetër Malisheva përkundër se pati një sezon shumë të mirë përfundoi e teta në renditjen tabelare në Superligë dhe mbeti në barazh.

Dueli mes dy skuadrave do të zhvillohet me fillim nga ora 16:00 në Zahir Pajaziti stadium dhe pritet të jetë shumë interesant.

Të dyja skuadrat duan vetëm fitoren, derisa pritet një numër i madh i shikuesve nga të dyja skuadrat.

VUSHTRRIA – MALISHEVA 

Formacionet zyrtare:

Vushtrria: Tahiri, Pasoma, Shala, Caka, Emini, Maxhuni, Osmani, Halimi, Vecaj, Teqja, Rexhaj.

Malisheva: Gashi, Xhaka, Kryeziu, Dumani, Piraj, Bruqi, Vitija, Pefqeli, Sobowale, Marc-Olivier, Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat