Nagelsman dëshiron të gjejë një zgjidhje

Futboll

Nagelsman dëshiron të gjejë një zgjidhje

Më: 28 maj 2022 Në ora: 16:06
Nagelsman dëshiron të gjejë një zgjidhje

Bayerni i Mynihut do të duhet të përgatitet për një të ardhme pa Robert Levandovskin, sulmuesi polak kishte njoftuar gati 2 javë më parë se dëshiron të largohet në verë pas tetë vitesh. Sipas raportimeve, trajneri Julian Nagelsman tani dëshiron të gjejë një zgjidhje.

Bavarezët janë lidhur shumë me emrin e Sadio Manesë që luan për Liverpulin, i cili me sa duket dëshiron t’i bashkohet klubit. Senegalezi konsiderohet si pasardhës i mundshëm i polakut. Megjithatë, shumë fansa, media dhe ekspertë kanë dyshime nëse 30- vjeçari është në të vërtetë i aftë të zëvendësojë qendërsulmuesin aktual.

Sipas “Sport 1”, Julian Nagelsman tashmë ka një ide konkrete në mendje se si Bajerni mund të luajë pa Levandovskin në të ardhmen, por me Manenë. Edhe pse Sadio nuk është një sulmues klasik, trajneri dëshiron ta ketë Manenë në klub. Arsyeja është për faktin se sulmi i kampionëve rekord mund të ndryshojë rrënjësisht në muajt e ardhshëm. 34-vjeçari po mendon të luajë pa një sulmues të vërtetë, duke imituar Pep Guardiolën te Mançester Siti. Sipas “Sport 1”, Nagelsmani mund të mbështetet në shumë sulmues fleksibël që shkaktojnë kaos në zonën e kundërshtarëve me ritmin dhe truket e tyre.

Kjo është një nga arsyet pse Bajerni vazhdon të ketë Osman Dembelenë dhe Kristofer Nkunku në listë përkrah Manesë. Dy francezët nuk janë as sulmues të mirëfilltë, por ndihen si në shtëpinë e tyre në krahë. Mane është aktualisht lojtari i ëndrrave absolute për drejtuesit e Bajernit dhe Nagelsmanin.

Sipas informacioneve të “Sport 1”, ylli i Liverpulit mund ta imagjinojë shumë mirë të luajë për kampionët rekord gjermanë. Bajerni dhe Nagelsmani janë duke u përpjekur shumë për këtë transferim që do të ishte një dhuratë e bukur për trajnerin gjerman dhe për tifozët bavarezë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat