Ylli i Interit pranon të kalojë te Tottenhami, do të ribashkohet me Conten

Futboll

Ylli i Interit pranon të kalojë te Tottenhami, do të ribashkohet me Conten

Më: 28 maj 2022 Në ora: 16:46
Ylli i Interit pranon të kalojë te Tottenhami, do të ribashkohet me Conten

Siç raportohet nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, ylli i Interit, Ivan Perisic, ka pranuar që t’i bashkohet skuadrës angleze Tottenham Hotspur.

Po ashtu, raportohet se marrëveshja mes dy palëve është arritur për dy vite, ku edhe skuadra e Interit e ka pranuar komunikimin final të kroatit.

Testet mjekësore do të përfundohen javën e ardhshme në Londër, pasi që të nënshkruhen të gjitha kontratat mes klubit anglez dhe Perisicit.

Ishte trajneri italian Antonio Conte ai i cili e dëshironte me çdo kusht transferimin e Perisic, ku tani do të ribashkohet me të, pas aventurës ku e fituan së bashku titullin e kampionit në Serie A me Interin.

Në 254 paraqitje në të gjitha garat për Interin, Ivan Perisic ka arritur të regjistrojë 55 gola dhe 49 asistime mbi emrin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat