​“Dardanët” zhvillojnë sot stërvitjen e fundit para ndeshjes me Qipron

Futboll

​“Dardanët” zhvillojnë sot stërvitjen e fundit para ndeshjes me Qipron

Më: 31 maj 2022 Në ora: 09:45
Foto ilustrim

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sot do të zhvillohet stërvitja e fundit e Kombëtares së Kosovës para ndeshjes me Qipron e cila zhvillohet më 2 qershor.

Në tri stërvitjet paraprake është parë një garmoni dhe disponim shumë i mirë brenda grupit dhe si trajneri në konferencë për media, ashtu edhe lojtarët gjatë seancave stërvitore janë shprehur optimist për rezultate pozitive në tri ndeshjet e radhës.

Kosova bën pjesë në Grupin 2 të Ligës C të Kombeve, ndërsa ndeshjen e parë të grupit do ta zhvillojë në “Larnaca” të Qipros, ku ishullorët presin “Dardanët”.

Me Qipron, Kosova do të ballafaqohet për herët të parë. Pastaj me Greqinë që është një rival i njohur do të përballet më 5 qershor dhe më pastaj me 9 qershor vjen përballja me Irlandën e Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat