Racaj firmos me ekipin norvegjez

Futboll

Racaj firmos me ekipin norvegjez

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 11:58
Racaj firmos me ekipin norvegjez

Sulmuesi 17-vjeçar Aridon Racaj ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2024 me Sarpsborg 08 nga Norvegjia.

“Është tepër e madhe dhe diçka për të cilën kam ëndërruar dhe kam punuar që kur u pranova në akademinë Sarpsborg 08. Është një ditë e lumtur per mua dhe familjen time”, ka thënë Racaj për faqen zyrtare të klubit. 

Ish-sulmuesi i Kosovës U 17, i cili së fundmi ka mbushur 17 vjeç, ka luajtur disa ndeshje për Sarpsborg 08 në divizionin e 3-të dhe ka stervitur rregullisht edhe ekipin e parë.

Racaj e ka nisur karrierën e tij të re futbollistike në Spartë. Pas disa vitesh në Brevik, udhëtimi vazhdoi në SFK dhe më vonë në Borgen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat