Më falni, i dashur Granit, e dashur Zvicër! Ja pse i kërkohet falje Granit Xhakës 

Futboll

Më falni, i dashur Granit, e dashur Zvicër! Ja pse i kërkohet falje Granit Xhakës 

Nga: Kemajl Goca Më: 3 qershor 2022 Në ora: 13:40
Më falni, i dashur Granit, e dashur Zvicër! Ja pse i kërkohet falje Granit Xhakës 

Gjatë ndeshjes së Zvicrës kundër Republikës Çeke, një koment racist i lexuesve u publikua në ‘Blick.ch’. Ishte një gabim nga ana jonë, shkruan mediumi zviceran “Blick”.

“Kapiteni i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka dhe lojtarët e tjerë janë fyer në rubrikën e komenteve në Blick.ch.

Një gabim nga ana jonë”, shkruan me tej media “Blick”.

Zvicra humbi (2:1) ndeshjen hapëse të Ligës së Kombeve kundër Republikës Çeke, të enjten në mbrëmje. 

“Zvicra zhgënjeu. E cila në asnjë mënyrë nuk e justifikon atë që një lexues ofendoi në mënyrë racore kapitenin e kombëtares Granit Xhaka dhe lojtarë të tjerë. Një koment që nuk duhet të ishte aktivizuar kurrë nga ne. Kjo ka ndodhur. Një gabim nga ana jonë”, sqaron media.

Granit Xhaka e sheh komentin pak pas përfundimit të lojës dhe poston një screenshot të tij në storjen e tij në Instagram. Ai shkruan: "Kjo nuk do të ndryshojë kurrë!!!". Komenti që atëherë është fshirë.

Blick është i shqetësuar dhe për ta bërë të qartë se racizmi nuk ka vend në shoqërinë tonë.

“Më falni Granit i dashur”, thotë Steffi Buchli, kryeredaktore e Sportit. “Ishte një gabim që nuk duhej të ndodhte. Zvicra është multikulturore, ne jemi një shoqëri shumëngjyrëshe.

Një Granit, një Xhibril ose një Xherdan janë po aq zviceranë sa një zviceran mund të jetë një Roger, një Andy ose një Claudio. Është pjesë e pretendimit dhe përgjegjësisë së Blick që të publikohen vetëm komentet që përputhen me udhëzimet tona”.

Të premten në mëngjes, drejtori i Kombëtares, Pierluigi Tami, komentoi në Twitter: “Kapiteni ynë Granit Xhaka iu përgjigj komentit të një lexuesi mbrëmë.

Komentet e tilla të lexuesve janë të poshtër dhe lëndues, na bëjnë të trishtuar dhe të lënduar. Çdo lojtar i vetëm kombëtar është jashtëzakonisht krenar që luan për vendin e tij dhe stërvitet fort për të. Respekti dhe toleranca janë vlera themelore të jetuara në SFV, të cilat ne i kërkojmë gjithashtu nga të gjithë shikuesit dhe fansat”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat