Reali arrin marrëveshje 100 milionëshe për transferimin e lojtarit

Futboll

Reali arrin marrëveshje 100 milionëshe për transferimin e lojtarit

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 15:45
Reali arrin marrëveshje 100 milionëshe për transferimin e lojtarit

Real Madridi ka arritur marrëveshje verbale me Monacon për transferimin e Aurelien Tchouameni.

Mediumi britanik “The Athletic” shkruan se “Los Blancos” me këtë rast do t’ia paguajnë klubit mbretëror francez plot 100 milionë euro.

Dy klubet ndërkohë janë duke punuar për ta finalizuar në letër marrëveshjen dhe më pas ta zyrtarizojnë atë me nënshkrimin e futbollistit.

Përfaqësuesi francez ka vendosur t’i bashkohet kampionit spanjoll dhe evropian, përkundër interesimit të klubeve të tjera të mëdha evropiane si Liverpool, Manchester United dhe Paris Saint-Germain.

22 vjeçari është njëri prej futbollistëve që pritet të kenë karrierë të suksesshme dhe në “Santiago Bernabeu”, Tchouameni mund të bëhet yll i futbollit botëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat