Silva drejt transferimit te Barcelona?

Futboll

Silva drejt transferimit te Barcelona?

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 11:46
Silva drejt transferimit te Barcelona?

Bernardo Silva mund të largohet nga Manchester City në afatin kalimtar të verës së këtij viti.

Reprezentuesi portugez raportohet se ka një marrëveshje me klubin anglez për ta lejuar atë që të largohet këtë verë.

Dhe, sipas gazetarit spanjoll, Gerard Romero, Barcelona tani është në gjendje të përballojë tarifën e tij të transferimit.

Më herët është raportuar se Silva e dëshiron kalimin në “Camp Nou”, teksa edhe Xavi e pëlqen atë si lojtar.

Shitja eventuale e Frenkie De Jongut mund t’ia hap rrugën transferimit të 27-vjeçarit te Barcelona.

Bazuar në “Transfermarkt”, Silva në treg vlerësohet me 70 milionë euro. Ai me Manchester Cityn ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat