Arritje e madhe për mesfushorin e Shqipërisë

Futboll

Arritje e madhe për mesfushorin e Shqipërisë

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 15:55
Arritje e madhe për mesfushorin e Shqipërisë

Kevin Shkurti është një tjetër element për t’u mbajtur në vëmendje te Shqipëria.

Mesfushori 17-vjeçar është pjesë e kuqëzinjëve tanë sa i përket grupmoshës U-19. Pas grumbullimit me Kombëtaren, Shkurti ka firmosur një kontratë shumë të rëndësishme.

Leuven ka shpërndarë në faqen e saj zyrtare se Shkurti ka firmosur kontratën e parë profesionale me skuadrën që ndodhet në elitën e Belgjikës.

Më herët ai ka qenë pjesë e grupmoshave te Leuven, ndërsa tani ka ardhur momenti për të dhënë kontributin e tij në nivelet më të larta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat