Nuk ka ende një datë të caktuar për pronarin e ri të Milanit

Futboll

Nuk ka ende një datë të caktuar për pronarin e ri të Milanit

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 11:27
Nuk ka ende një datë të caktuar për pronarin e ri të Milanit

Nuk ka ende një datë të caktuar, por numri një i “RedBird”-it, Xherri Kardinale, pritet të kthehet së shpejti në Itali.

Në këto ditë qarkullojnë hipoteza të ndryshme, duke përfshirë zbarkimin e tij në Milano pak ditë përpara grumbullimit të kampionëve të Italisë në “Milanello” i planifikuar për 4 korrikun e ardhshëm.

Aktualisht, 53- vjeçari ndodhet në Shtetet e Bashkuara ku thuhet se po mbledh paratë për të arritur kuotën e 1.3 miliardëve eurove të cilat do të shërbejnë për blerjen e shumicës së aksioneve të “Djallit”.

Përveç klubit, Kardinale do të duhet të rinovojë kontratat e Maldinit dhe Masarës e të miratojë buxhetin për merkato e rinovimet e lojtarëve të ndryshëm me të cilët është arritur një akord verbal.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat