Sulmuesi 28-vjeçar pret kuqezinjtë

Futboll

Sulmuesi 28-vjeçar pret kuqezinjtë

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 11:37
Sulmuesi 28-vjeçar pret kuqezinjtë

Andrea Belotit i skadon kontrata në fund të muajit dhe me Torinon nuk ka gjasa të rinovojë.

Për kampionin e Europës me Italinë janë interesuar klube të ndryshme me Fiorentinën në krye. Megjithatë, për momentin nuk ka asnjë akord.

Sipas “SKY”, sulmuesi 28-vjeçar pret kuqezinjtë.

Siç dihet ai është tifoz i Milanit dhe prej vitesh ushqen ëndrrën për të luajtur në “San Siro”.

Momentalisht lojtari është me pushime dhe raportohet se do të presë Milanin deri në momentin e fundit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat