Tirana më e mirë se Shkupi

Futboll

Tirana më e mirë se Shkupi

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 18:11
Tirana më e mirë se Shkupi

Tirana ka zhvilluar ndeshjen e dytë miqësore në fazën përgatitore që po mbahet në Turqi.

Këtë herë bardheblutë kanë arritur që të fitojnë ndaj Shkupit me shifrat 2-0. Por kjo përballje ishte mes dy kampionëve, të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Marrëdhënia e mirë mes këtyre dy klubeve shqiptare u pa edhe në fushën e blertë. Fillimisht lojtarët pozuan të gjithë së bashku, krahë për krahë me njëri-tjetrin, si të ishin një skuadër e vetme.

Kjo flet shumë dhe padyshim ishte një veprim për t’u përgëzuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat