Real Madrid i ofron kontratë të re, mesfushori kërkon kohë

Futboll

Real Madrid i ofron kontratë të re, mesfushori kërkon kohë

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 08:28
Toni Kroos

Në tetë vite pjesë e Real Madrid, Toni Kroos ka rezultuar si një nga futbollistët më të rëndësishëm për Los Blancos teksa mesfushori ka qenë thelbësor në triumfin e Champions League, La Liga apo edhe të tjerë trofeve që spanjollët kanë koleksionuar në këto vite.

Mirëpo, tashmë kur duket se cikli i gjermanit me madrilenët është mbyllur dhe në kontratën mes palëve mbetet edhe një vit, Real Madrid është gati t’i ofrojë edhe njëherë mundësinë e rinovimit të kontratës deri në vitin 2024.

Pavarësisht se në mesfushë tashmë ka emra të rinj si Camavinga apo Tchouameni, Realit i duhet ende eksperienca e Kroos.

Megjithatë, 32-vjeçari për momentin ka kërkuar kohë duke qenë se kërkon të shqyrtojë edhe opsione të tjera, ndërsa në disa raste Kroos e ka theksuar se mund të marrë edhe vendimin ekstrem për t’i dhënë fund karrierës pavarësisht moshës së re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat