Bojku mbetet edhe për dy vite me Strugën 

Futboll

Bojku mbetet edhe për dy vite me Strugën 

Nga: K. G. Më: 21 qershor 2022 Në ora: 16:28
Bojku mbetet edhe për dy vite me Strugën 

Futbollisti Besmir Bojku mbetet edhe për dy vite me ekipin shqiptar, Struga Trim Lum. 

Synimi i skuadrës shqiptare është që të paraqitet sa më mirë në edicionin e ri dhe të jetë sa më lartë në renditjen tabelare në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.

“Besmir Bojku firmos kontratë dy vjeçare me ekipin e qytetit tonë.

Besmir Bojku do vazhdojë të jetë pjesë e Struga Trim Lum edhe për dy vite të tjera, duke i qëndruar kështu besnik skuadrës së qytetit të tij, ku edhe ka bërë hapat e tij të parë. 

Bojku pjesë e skuadrës sonë është që nga vera e vitit të kaluar.

Ai që në sezonin e tij të parë u shndërrua në një lider të skuadrës, duke zhvilluar plotë 30 ndeshje, ku arriti të regjistrojë edhe 2 gola dhe 3 asistime. 

Me Bojkun në skuadër mesfusha jonë është më e sigurtë”, njofton FC Struga Trim Lum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat