Nemanja Matiq erdh e shkoi nga Kosova, mediumit serb i dhemb një koment 

Futboll

Nemanja Matiq erdh e shkoi nga Kosova, mediumit serb i dhemb një koment 

Nga: Kemajl Goca Më: 23 qershor 2022 Në ora: 15:27
Nemanja Matiq erdh e shkoi nga Kosova, mediumit serb i dhemb një koment 

Është interesant se futbollisti serb, Nemanja Matiq, erdh e shkoi nga Kosova, por nuk u pa nga askush. Matiq erdhi në heshtje e iku në heshtje.

Sipas asaj që raportohet ai vizitoi Manastirin e Deçanit. Pavarësisht kësaj, kushedi për çfarë misioni ka ardhur në Republikën e Kosovës!    

“Futbollisti serb Nemanja Matiq ka vendosur të largohet për një ditë nga vendi i tij dhe të vizitojë monumentet e trashëgimisë kulturore të shtetit fqinj të Kosovës”, ka shkruar një shqiptar në rrjetin social Twitter”, shkruan një farë media serbe “Kurir”. 

“Një tjetër tha gjithashtu se futbollisti është larguar nga Serbia gjatë një vizite në Manastir.

‘Fakti që serbët duhet të udhëtojnë në tokën shqiptare për të vizituar një vend kaq të shenjtë për ta është kaq poetik’.

Ndaj provokimeve të egra, siç pritej, kanë reaguar përdoruesit serbë të rrjeteve social, kështu që papritur lindi një “luftë” pasi komentet dhe përgjigjet vijonin njëra pas tjetrës.

Kujtojmë se Matiq kohën e lirë e shfrytëzoi për të vizituar Manastirin e Deçanit dhe të Graçanicës.

Për futbollistin 34-vjeçar  kjo vizitë erdhi menjëherë pasi nënshkroi kontratën me Romën”, shkruan ky farë mediumi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat