Ekstradohet shqiptari që vodhi shtëpinë e Karim Benzemas

Futboll

Ekstradohet shqiptari që vodhi shtëpinë e Karim Benzemas

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 11:07
Ekstradohet shqiptari që vodhi shtëpinë e Karim Benzemas

Ekstradohet shqiptari që vodhi shtëpinë e Karim Benzemas!

Ish-drejtori i Ujësjellës-Kanalizime në Kurbin, Alfred Prodani, i arrestuar në fillim të muajit maj për vjedhje në Spanjë, do të ekstradohet drejt këtij shteti, për t’u përballur me drejtësinë.

Pas përfundimit të afatit të paraburgimi, me afat 40 ditë, Gjykata e Kurbinit ndryshoi masën e sigurisë për 41- vjeçarin, duke e lënë në burg pa afat, ndërsa vijojnë procedurat për ekstradimin drejt shtetit spanjoll.

Pas caktimit të masës se sigurisë arrest në burg me afat, autoritetet spanjolle sollën dosjen hetimore dhe provat që e implikojnë Prodanin në disa episode vjedhjeje, duke detyruar togat e zeza në Kurbin qe ta mbajnë në burg Prodanin me qëllim ekstradimi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat