Zeka i Gjilanit 

Futboll

Zeka i Gjilanit 

Nga: K.G. Më: 24 qershor 2022 Në ora: 12:40
Zeka i Gjilanit 

Futbollisti Mevlan Zeka i bashkohet skuadrës së Gjilanit. Zeka ka qenë pjesën e Ballkanit të Therandës, kampion i Kosovës, tani vazhdon karrierën në Gjilan. 

“Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Mevlan Zeka.

Marrëveshja e nënshkruar është e vlefshme për dy vite dhe me mundësi vazhdimi.
27 vjeçari, i cili luan në pozitën e sulmuesit të krahut vjen nga radhët e FC Ballkani, teksa ka luajtur në disa klube të tjera në vend dhe jashtë vendit, duke fituar tre tituj kampion, një herë Kupën e Kosovës dhe një herë tjetër Superkupën e Kosovës.

Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Mevlanit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para, duke nisur nga garat ndërkombëtare”, njofton SC Gjilani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat