Llapi ndahet baras me Gjilanin 

Futboll

Llapi ndahet baras me Gjilanin 

Nga: K. G. Më: 24 qershor 2022 Në ora: 21:48
Llapi ndahet baras me Gjilanin 

Llapi i Podujevës, fitues i Kupës së Kosovës dhe Gjilani, ndahen baras (1:1), në ndeshjen miqësore që u zhvillua në Strugë të Maqedonisë së Veriut. 

Llapi dhe Gjilani po përgatiten për ndeshjet e rrethit të parë të kualifikueseve për Conference League. 

Për llapjanë realizoi Bianor Neto, duke shënuar me kokë pas asistimit të Francisco Riveras.

Gjilani barazoi duke iu falënderuar golit të Baton Zabërgjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat