“PSG më e madhe së unë – Liga e Kampionëve objektiv kryesor”

Futboll

“PSG më e madhe së unë – Liga e Kampionëve objektiv kryesor”

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 08:14
Kylian Mbappe

Sulmuesi francez Kylian Mbappe është përpjekur që mos të tregohet egoist teksa ka folur për vazhdimin e kontratës me skuadrën franceze

Kylian Mbappe ka thënë se Paris Saint-Germain është një skuadër më e madhe se ai, në lajmin e madh për vazhdim të kontratës së tij me klubin deri më 2025.

Ka pasur spekulime që ai do të këtë rol ndikues edhe në vendimet e klubit – një gjë që ai e ka mohuar – dhe ai ka lënë të kuptohet se do të jetë në rolin që ka qenë duke treguar dashurinë e tij “romantike” që ka për klubin.

Mbappe po ashtu ka shprehur optimizmin e tij për të ardhmen e PSG-së teksa ata vazhdojnë të kërkojnë lavdinë në Europë, në Ligën e Kampionëve.

“PSG është e rëndësishme për mua”, tha ai për BFMTV. “Ndoshta nuk kam pasur kohë të mjaftueshme që të jem romantik me fansa. Dëshiroj që të kem paraqitje të mirë, se ky klub do të thotë shumë për mua, e dinë të gjithë”.

“Unë hyra në këtë projekt, nuk isha baza e projektit. Me tërë ndryshimet që do të ndodhin, gjëra të mëdha do të shohim:”.

“Klubi vjen IPARI. Nuk është projekti i im. Ka pasur PSG para meje dhe do të këtë pas meje, unë vetëm do të jem një gurë në këtë ndërtesë”.

“Fitorja e Ligës së Kampionëve dhe të jem golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në PSG është pjesë e objektivit tim, por edhe më shumë së kaq”, tha Mbappe në këtë intervistë për BFMTV.

“Liga e Kampionëve është një objektiv e qartë, që është thënë disa herë. Ne nuk kemi nevojë për më shumë ndajfolje për ta përshkruar Ligën e Kampionëve. Në dëshirojmë ta fitojmë atë dhe ne e kemi një mënyrë”.

Mbappe përcolli draftin e NBA në New York të enjten në mbrëmje. Aty, ai tregoi se çfarë do të thotë për të ta kalojë Edinson Cavanin si golashënuesin më të mirë te të gjitha kohërave në PSG.

“Do të ishte diçka spektakulare që të isha golashënuesi më i mirë në PSG”, tha Mbappe. “Mendoj që nëse unë vazhdoj t’i bëjë gjërat sikur jam duke i bërë, ky nuk do të jetë problem”.

“Sezonin e kaluar nuk ishin aq të frikshëm, ishim të paprekshëm. Ne duhet që të jemi të frikshëm në Francë, një gjë që nuk e kemi bërë në dy vitet e fundit”.

Në fund Mbappe është pyetur nëse ka pasur ndonjë presion nga Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi për të nënshkruar kontratë të re.

“Po, ai është ende presidenti imë. Tani ka përfunduar, ka përfunduar”, tha Mbappe duke qeshur.

Derisa kishte festime të figurave të famshme në kryeqytetin e Francës për këtë nënshkrim, figura të fuqishme në Spanjë u tërbuan kur ai rishkroi kontratën me PSG.

Presidenti i La Ligas Javier Tebas, i hidhëruar që Mbappe nuk ju bashkua Real Madridit, e quajti këtë marrëveshje “një fyerje për futbollin” dhe kërcënoi Francën me veprime ligjore.

Kjo ka shkaktuar një luftë fjalësh me PSG-në dhe Spanjën, me presidentin e Real Madridit që po ashtu është involvuar në debat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat