Lazio në kolaps

Futboll

Lazio në kolaps

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 12:54
Logo e Lazios

Alfredo Pedulla, në mikrofonat e “Sportitalia” ka publikuar disa lajme të rëndësishme në frontin e Lazios. Në veçanti ka zbuluar ngecjen e merkatos bardhekaltër dhe marrëdhëniet e acaruara midis Maurizio Sarri dhe Igli Tare.

Kjo është deklarata e tij për këtë çështje: “Është një moment i vështirë për Sarrin mes raportimeve dhe vonesave për atë që duhej të ndodhte dhe nuk ndodhi. Arriti vetëm Marcos Antonio, Romagnoli pret edhe 5 ditë të tjera, përndryshe firmos me Fulhamin, me të cilin ka marrëveshje totale.

Nëse Lazio nuk e mbyll transferimin brenda këtij limiti kohor, kapiteni kuqezi shkon te Fulhami. Mes drejtorit sportiv dhe Sarrit ka një fazë moskomunikimi, njëri që pyet dhe tjetri jo. Tare dhe Sarri janë dy “planetë” të ndryshëm. Nuk ka pasur kurrë një ndjenjë mes të dyve.

Carnesecchi ishte i pëlqyer, gjithsesi nuk po mbërrin. Ka një distancë kaq të qartë, që presidenti duhet ta zgjidhë ose kjo mund të krijojë vështirësi. Për Romagnolin, diferenca mes ofertës dhe kërkesës është 300 mijë euro, por transferimi nuk mbyllet sepse nuk po shitet dot Acerbi.

Për Luis Alberton ka ardhur një propozim 16 milionë euro, plus 3/4 e bonuseve, por Lazio kërkon 25 milionë euro. Tregu i Lacios është i bllokuar. E gjitha kjo shkakton pakënaqësi torturuese, Sarri nuk do të bëjë gabimet e vitit të kaluar.

Trajneri pret që merkatoja të mbyllet shpejt, të marrë mbrojtësin e majtë dhe qendërmbrojtësin. Sarri nuk dëshiron të tërhiqet me një ekip që ka pika të dobëta. Tekniku është i pakënaqur, kërkon ndryshim. I duhet materiali për të punuar, kontratat parashikojnë premtime që duhen mbajtur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat