Ish-kapiteni i Napolit gati për aventurën e re të MLS

Futboll

Ish-kapiteni i Napolit gati për aventurën e re të MLS

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 13:51
Tifozët e Toronto i bëj pritjen e ngrohtë

Lorenzo Inzigne ka zbarkuar në Toronto për të nisur kështu një aventurë të re në MLS. Fifozë të shumë të skuadrës nga MLS i kanë bërë pritjen e ngrohtë ish-kapitenit të Napolit.

Grupi i tifozëve mbanin në duar pankarta, teksa brohorisnin emrin e tij, me Insigne qe ishte i emocionuar, ndërsa nuk vonoi të thoshte dhe fjalët e tij të para për eskperiencën e re që do të nisë.

“Jam i lumtur që jam këtu, falë presidentit që më dha këtë mundësi. Për mua është hera e parë larg Napolit.

Projekti i madh më bindi, kështu që pranova të vij këtu. E dija që do të ishte e vështirë të ndryshoja qytete, por presidenti më bindi”, ka theksuar lojtari italian.

Zyrtarizimi i Insigne si lojtari me i ri i Torontos pritet të bëhet ditën e hënë, me lojtarin që do të vendosë edhe pikat mbi “i” në MLS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat