Felix pritet të largohet nga Atletico

Futboll

Felix pritet të largohet nga Atletico

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 16:39
Felix pritet të largohet nga Atletico

Joao Felix mund të largohet nga Atletico Madrid gjatë kësaj merkatoje vere, pasi në drejtim të lojtarit ka disa skuadra që interesohen për shërbimet e tij.

Portugezi u transferua në “Wanda Metropolitano” në vitin 2019 për një çmim rekord – 127 milionë euro, me Felix ka regjistruar 29 gola dhe 15 asistime në 110 paraqitje në të gjitha garat me Atleticon.

Megjithatë, krerët e klubit spanjoll besojnë se ish-sulmuesi i Benficas nuk ka përmbushur pritshmëritë.

Sipas mediave spanjolle, për Felixin kanë shprehur interesim Paris Saint-Germaini dhe Manchester City.

Agjenti i lojtarit thuhet se ka zhvilluar bisedimet e para me zyrtarët nga klubi francez, por ende nuk ka asgjë konkrete.

Kurse, trajneri i kampionëve të Anglisë, Pep Guardiola, thuhet se e dëshiron 22-vjeçarin në “Etihad”, pasi nga skuadra pritet që të largohen Gabriel Jesus e Raheem Sterling.

Joao Felix me Atletico Madridin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026. Bazuar në “Transfermarkt”, ai vlerësohet me 70 milionë euro në treg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat