Angel Di Maria një hap larg zyrtarizimit te Juventus

Futboll

Angel Di Maria një hap larg zyrtarizimit te Juventus

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 08:27
Angel Di Maria

Di Maria është gjithnjë e më afër Juventusit.

Ylli argjentinas, Angel Di Maria është vetëm një hap larg zyrtarizimit si lojtar i skuadrës së Juventus.

Negociatat mes lojtarit dhe klubit janë tashmë në detajet finale të kontratës.

Gjithçka do të finalizohet këtë javë, nëse gjërat shkojnë sipas planit. Zyrtarizimi do të bëhet sa më parë të jetë e mundur.

Massimiliano Allegri e donte Di Marian. Ai ishte prioriteti për të. Më në fund kjo lëvizje po bëhet realitet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat