Shqiptari kalon me sukses vizitat mjekësore te Interi

Futboll

Shqiptari kalon me sukses vizitat mjekësore te Interi

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 11:04
Kristijan Asllani

Jo vetëm Lukaku, por edhe Kristjan Asllani,

Mesfushori shqiptar ishte i pari që mbërriti paraditen e sotme në qendrën mjekësore Humanitas, për të kryer testet fizike.

Pas testeve, mesfushori shqiptar la qendrën mjekësore, për t’u drejtuar në zyrat e klubit të madh milanez, ku do të vijojë me firmën mbi kontratë dhe me shumë mundësi, edhe prezantimin zyrtar.

Kristjan Asllani spikati me Empolin në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar dhe Interi pagoi 14 milionë euro për kartonin e tij, si dhe sulmuesin Satriano në huazim, ndërsa vetë mesfushori pritet të firmosë për 5 sezone, me pagë prej 1.2 milionë eurosh në vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat