Sarri “thumbon” Taren

Futboll

Sarri “thumbon” Taren

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 11:29
Sarri e Tare

Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri tha se ngecja e tregut të transferimeve është ‘problem për drejtorin dhe klubin’, ndërsa paralajmëron se të gjithë do të përballen me një sezon ‘anormal’ për shkak të pushimeve nga Botërori.

Tekniku foli për mediet italiane dhe theksoi se nuk ka “asnjë recetë të qartë” për t’u marrë me skuadrat, pavarësisht akuzave gjatë viteve se ai është shumë i vendosur në rrugën e tij dhe i etur për të rikrijuar dinamikat e mëparshme.

“Dinamika ka ndryshuar gjatë 10-15 viteve të fundit me ardhjen e mediave sociale, veçanërisht të lojtarëve më të rinj. Kur fillova në vitin 1991, as që mendoj se kishim celularë!”-tha ai.

Me tej, referuar Igli Tares, me të cilin nuk ka pasur aspak marrëdhënie të mira, Sarri theksoi se merkato nuk është një problem që rëndon mbi të.

“Është problem për drejtorin dhe klubin, pasi nga ajo do të varet ecuria.”-deklaroi italiani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat