Turp i madh, KF Ferizaj problem me stadium! Klubi i dërgon letër Agim Aliut

Futboll

Turp i madh, KF Ferizaj problem me stadium! Klubi i dërgon letër Agim Aliut

Nga: Kemajl Goca Më: 30 qershor 2022 Në ora: 16:01
KF Ferizaj

Klubi i futbollit Ferizaj po ballafaqohet me një problem të madh, pa stadium!

Ky është turp i madh për një qytet që nuk ka stadium të mirëfilltë, por e ka një stadium të zorit!

Klubi që u rikthye në elitën e futbollit të Kosovës, me kryetar Lulzim Abazi, tani iu del një problem i madh, kanë probleme edhe për stërvitje. 

Stadiumi që gjendet pas palestrës sportive “Bill Clinton” në Ferizaj, është me bari sintetik dhe tejet i rënduar, pasi që aty stërvitin përveç KF Ferizaj, edhe Dinamo, Çeliku, Vizioni, edhe femrat e Ferizajt edhe femrat e Vizionit edhe disa klube tjera të juniorëve, kadetëve e pionierëve.

Çmenduri se jo mahi, mbi 10 klube stërvitin brenda një dite në një fushë, kjo është për libër të Ginisit! Kjo është për çdo kritikë, sa e sa vite askush nuk u mundua të bëjë zgjidhjen e një stadiumi. 

Fusha ku stërviten dhe zhvillojnë gara, një pjesë është pronë e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Merret vesh se klubi i futbollit Ferizaj, i ka dërguar letër kryetarit të komunës së Ferizajt, Agim Aliut, duke kërkuar zgjidhje po ashtu të ndërtohet edhe një stadium i ri.  

Cila do të jetë zgjidhja e kryetarit të komunës? Askush nuk e di! Problemi është i madh, Agim Aliu në udhëkryq pa semafor! 

“Fusha është e stërngarkuar, në ditë stërvitin 700-800 veta. Kjo është e tepërt, fusha është shumë keq!”, tha një burim brenda klubit të Ferizajt  për gazetën kombëtare “Bota sot”.

“Ferizaj nuk ka ku t’i zhvillojë stërvitjet dhe as ndeshjet. Marre”, tha burimi brenda klubit. 

Stadiumi që është brenda qytetit, pra stadiumi i vjetër është demoluar dhe është bërë për turp! Kjo pas palestrës, është një fushë e zorit dhe gjithnjë e më shumë po shkatërrohet, e cila pretendohet të mbetet fushë ndihmëse pasi të ndërtohet stadiumi i ri!

 “Për fillimin e stadiumit të ri të palestra që i plotëson kriteret, problem është që ministria nuk lejon ndërtimin pasi që është pronë e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, ndërsa komuna kërkon me shpronësuar, me ndërtuar stadiumin”, tha ky burim në kushte anonime.

Qyteti i Ferizajt, për nga fuqia financiare është i dyti në Kosovë, mjerisht pa stadium të futbolit!

Stadiumi i vjetër u la në harresë, u demolua, një kohë kulloten edhe kuajt dhe askush nuk e çau kokën për të bërë një riparim të këtij stadiumi, tani ky pas palestrës po shndërrohet një fushë që shumë shpejt do të merr pamjen e shëmtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat