Zbulohet bukuroshja që i ka rrëmbyer zemrën “yllit” të Realit

Futboll

Zbulohet bukuroshja që i ka rrëmbyer zemrën “yllit” të Realit

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 18:45
Jordan Ozuna

Karim Benzema shënon gol edhe në jetën private. Sulmuesi i Real Madridit e mbylli sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, me Championsin e pestë me shumë mundësi për të fituar Topin e Artë. Tani po shijon një pushim më se të merituar.

Francezi, si shumë të tjerë, i është drejtuar plazhit për këtë periudhë vere dhe këtë e ka bërë në jahtin e tij, ku edhe vetë ka postuar disa imazhe dhe video për të treguar se shkëlqen jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj.

Një udhëtim veror në të cilin nuk ka qenë vetëm, por i shoqëruar me bukuroshe të re që duket se i ka pushtuar zemrën.

As futbollisti dhe as rrethi i tij i ngushtë nuk kanë folur për këtë marrëdhënie, por në rrjetet sociale po mundohen shumë për të zbuluar “zjarrin” që mban krah. Ata nuk kanë pozuar ende bashkë, por ka imazhe në të cilat shihen në jahtin e sulmuesit francez.

E reja që shoqëron Benzemën është Jordan Ozuna, një modele amerikane 32-vjeçare e lindur në Maryland më 1 janar 1990. Ajo zhvilloi karrierë në botën e modelingut që në moshë shumë të re, duke u shfaqur në evente të ndryshme. , megjithëse ka punuar edhe si kamariere në klubin e njohur të natës Light NightClub në Las Vegas.

Sot ajo vazhdon të jetë modele, duke punuar me agjenci si State Management, Caroline Gleason Management, Tricia Brink Management dhe The Salt Agency, të cilat i ka bërë për vete me flokët e saj të gjatë kaçurrela dhe trupin e tonifikuar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat