Useini: Për Prishtinën vendosa pasi që më bindi projekti i klubit

Futboll

Useini: Për Prishtinën vendosa pasi që më bindi projekti i klubit

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 11:39
Useini

Mbrojtësi Muhamed Useini është lojtari i radhës që ka nënshkruar me FC Prishtinën.

33-vjeçari nga Tetova vjen nga skuadra e SC Gjilanit ku ka luajtur me shumë sukses në tre-vitet e fundit.

Useini ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me “bardhekaltërit”.

“Meti” ka përvojë të madhe në lojën më të popullarizuar në botë.

Shkëndija e Tetovës, Rabotniçki, Renova dhe Flamurtari i Vlorës janë skuadrat me të cilat është paraqitur në karrierën e tij.

Një ndeshje e ka edhe me reprezentacionin e Maqedonisë Veriore.

Useini ka folur për aventurën e re për faqen zyrtare të klubit.

"Për Prishtinën vendosa pasi që më bindi projekti i klubit dhe trajneri Ismet Munishi. Lojtarët nuk mendohen dy herë kur ju vjen mundësia të aktivizohen për një klub si Prishtina.

Për mua do të thotë nder, kënaqësi dhe privilegj të aktivizohem për një klub të madh si Prishtina. Synimet janë që të komponohemi sa më shpejtë dhe të luajmë një futboll të bukur dhe ndeshje pas ndeshje t'i arrijmë qëllimet tona.

Tifozëve ju premtoj se do ta japim më shumë se 100 përdind nga vetja që të shfaqim më të mirën tonë dhe besoj se sivjet do ta shikojnë një Prishtinë të fortë", thotë Useini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat