Umtiti drejt rikthimit në Francë

Futboll

Umtiti drejt rikthimit në Francë

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 20:41
Umtiti

Samuel Umtiti pritet që të rikthehet sërish në Ligue 1.

“Marca” ka raportuar se Barcelona dhe Rennes janë në bisedime për një marrëveshje huazimi të lojtarit.

Ish-mbrojtësi i Lyonit thuhet se e dëshiron largimin nga “Camp Nou” para se të rikthehet për stërvitje para-sezonale më 11 korrik.

Megjithatë, një marrëveshje për tarifën e këtij huazimi ende nuk është arritur mes klubeve.

Barcelona besohet se është dorëzuar nga ideja për të paguar një pjesë të pagës së Umtitit, edhe nëse ai largohet nga klubi.

Reprezentuesi francez me Barçën ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.

28-vjeçari në “Camp Nou” u transferua nga Lyoni në vitin 2016 për 25 milionë euro.

Vlera e tij në treg ka rënë dukshëm në vitet e fundit dhe tani sipas “Transfermarkt”, ai vlerësohet me 2 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat