Ekipi italian në negociata për huazimin e Ziyech

Futboll

Ekipi italian në negociata për huazimin e Ziyech

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 09:07
Hakim Ziyech

Milan e do Ziyech si huazim.

Skuadra ‘Rossoneri’ tash e sa javë lidhet me transferimin e mundshëm të marokenit Hakim Ziyech.

Raportime të ‘Athletic’ bëjnë të ditur se Milan po negocion me Chelsea për ta marrë lojtarin në formë huazimi.

Ziyech ka pasur momentet e tij të brilancës në ‘Stamford Bridge’, por shumicën e kohës ka qenë në stol.

Milan mund të jetë mundësia e tij për të rinisur karrierën e tij dhe për të gjetur formën që e kishte tek Ajaxi.

Mbetet të shihet nëse ‘Rossoneri’ dhe ‘Blutë’ do të arrijnë marrëveshje për anësorin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat