Rrahmani - një lojtar mjaft i rëndësishëm i Napolit

Futboll

Rrahmani - një lojtar mjaft i rëndësishëm i Napolit

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 11:10
Amir Rrahmani

Amir Rrahmani është bërë një lojtar mjaft i rëndësishëm i Napolit.

Futbollisti kosovar luajti me sukses në edicionin e fundit nën urdhrat e trajnerit Luciano Spalletti dhe u bë njëri prej qendërmbrojtësve më të sigurt në Serie A.

E tash, klubi italian po mendon ta “blindojë” përfaqësuesin e Kosovës.

Mediumi “Calcionapoli24” raporton se drejtuesit e klubit e kanë caktuar muajin nëntor për nënshkrimin e kontratës së re nga ana e futbollistit.

28 vjeçari aktualisht lidhet me një kontratë deri në vitin 2024 me napolitanët, por mediumi italian shkruan tutje se palët janë në rrugë të duhur për ta vazhduar bashkëpunimin për një kohë afatgjate.

Rrahmani ka thënë se ndihet i lumtur në Napoli dhe se, një herë për një herë, nuk e ka ndërmend të largohet nga ky klub, me të cilin është i ngazëllyer që do të luajë në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm.

Kohë më parë flitej për një interesim të mundshëm të Manchester Unitedit për shërbimet e tij, por nuk kishte asgjë konkrete në këtë drejtim.

Mediat italiane shkruajnë se marrëveshja në mes të Rrahmanit e Napolit për vazhdimin e kontratës është arritur qysh në janar të këtij viti, por që nënshkrimi i saj do të bëhet vetëm në fund të vitit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat