Real Madrid ka zgjedhur zëvendësuesin e Benzemas

Futboll

Real Madrid ka zgjedhur zëvendësuesin e Benzemas

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 12:22
Benzema

Luka Joviq është pothuajse një lojtar i Fiorentinës dhe Benzema do të mbetet pa një zëvendësues të mirëfilltë.

Por për këtë gjë, klubi spanjoll ka menduar mirë dhe nuk do të jetë një lojtar me emër apo dikush që luan në ndonjë ekip të rëndësishëm.

Drejtuesit e klubit “Los Blancos” kanë vendosur që zëvendësuesi i bomberit francez të jetë Juanmi Latasa, lojtari i Real Madrid Castilla, ekipit të dytë të kampionëve.

Sipas “MARCA”, drejtuesit kanë komunikuar tashmë me agjentin e tij për të promovuar lojtarin në La Liga. Të gjithë emrat e mundshëm të merkatos do të injorohen dhe Real Madrid nuk do të shpenzojë asnjë euro për një sulmues.

21-vjeçari ka statistika të mira, ku në 59 ndeshje në total ka realizuar 22 gola dhe 1 asistim.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat