Reali i prerë: Boll i ke aq miliona, të mjaftojnë

Futboll

Reali i prerë: Boll i ke aq miliona, të mjaftojnë

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 12:20
Reali

Ferland Mendy mbylli sezonin e tretë me Realin e Madridit. Mbrojtësi i majtë është kthyer në titullar fiks tek ekipi i Carlo Ancelottit, teksa dha kontributin e tij në fitimin e titullit kampion, Superkupës së Spanjës dhe Champions League.

27-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2025 me “Los Blancos” dhe përfiton 4.6 milionë euro në sezon. Miliona që nuk mjaftojnë më sipas lojtarit francez, i cili u ka kërkuar drejtuesve rinovimin dhe rritjen e pagës.

Ok Diario shkruan se kërkesa e lojtarit me origjinë nga Senegali është refuzuar nga presidenti Florentino Perez. “Boll i ke aq miliona, janë mese të mjaftueshme për ty”, ka qenë përgjigja për Mendy.

Te Reali nuk e kanë problem nëse e humbasin lojtarin anësor. Nëse ai ka pakënaqësi mund të kërkojë për një klub tjetër që është i gatshëm të paguajë 55 milionë euro për t’ia “rrëmbyer” klubit spanjoll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat