Richarlison shpreson të shkruajë histori me Tottenham

Futboll

Richarlison shpreson të shkruajë histori me Tottenham

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 19:17
Richarlison shpreson të shkruajë histori me Tottenham

Richarlison shpreson të shkruajë histori me Tottenham dhe ta shijojë mundësinë për të luajtur futboll në Champions League.

"Shpresoj të bëj histori këtu me këtë fanellë. Gjithmonë kam thënë se është ëndrra ime të luaj në Ligën e Kampionëve dhe tani kjo ëndërr do të realizohet. Dhe të shohim se çfarë do të ndodhë", ka thënë ai.

Ai ka vlerësuar trajnerin italian të klubit. 

“Antonio Conte po krijon një ekip të madh për të qenë në gjendje të konkurrojë në të gjitha garat”, ka shtuar ai.

Reprezentuesi brazilian u bë nënshkrimi i katërt i "Spurs" gjatë këtij afati kalimtar në fillim të kësaj jave kur ai mbërriti nga Everton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat