Lewandowski refuzon dy klubet e mëdha

Futboll

Lewandowski refuzon dy klubet e mëdha

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 22:35
Robert Lewandowski

Tash e një kohë, Robert Lewandowski është duke e kërkuar me ngulm largimin nga Bayern Munichi.

Sulmuesi polak e ka shprehur haptazi dëshirën e tij për t’u larguar, teksa ai është i lidhur me një kalim te Barcelona.

Barça është preferenca e Lewandowskit, me katalunasit që po rindërtohen nën drejtimin e trajnerit të ri Xavi. Franck Kessie, Andreas Christensen dhe Raphinha janë përforcimet e Barçës deri më tani.

“Bild” ka raportuar se 33-vjeçari ka refuzuar të negociojë me Paris Saint-Germainin dhe Chelsean për shkak të interesit të Barcelonës, pavarësisht se të dy klubet thuhet se janë të interesuara për të.

Ish-sulmuesi i Borussia Dortmundit me “Bavarezët” ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023.

Fakti që ai ka ende kontratë me Bayernin ka bërë që Barcelonës t’i vështirësohen gjërat për transferimin e tij, pasi klubi gjerman nuk po e lejon largimin e tij.

Megjithatë, së fundmi janë dhënë disa sinjale pozitive, pasi është raportuar se klubet po shkojnë në rrugën e duhur për arritjen e një marrëveshjeje. 

Kujtojmë se më herët është raportuar se Lewandowski ka marrëveshje personale me Barcelonën dhe se tani po pritet vetëm edhe një marrëveshje mes klubeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat