UEFA shkurtoi listën e rivalëve të FC Shkupit!

Futboll

UEFA shkurtoi listën e rivalëve të FC Shkupit!

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 11:37
UEFA shkurtoi listën e rivalëve të FC Shkupit!

FC Shkupi pasi eliminoi kampionët e Gjibraltarit, Lincoln RED IMPS FC siguroi një vend për në raundin e dytë eliminatorë të Ligës së Kampionëve, ku do të përballet me gjigandët kroat të Dinamo Zagrebit.

Nëse skuadra e Sedlloskit do të kalonte shumë herë kampionët e Kroacisë, atëherë në fazën e ardhshme si kundërshtarë të mundshëm të skuadrës nga Çairi, do të jenë Apolon Limasol nga Qipro, si dhe fituesit nga përballjet Ludogorets/Shamrok Rovers  dhe Ferencvarosh/Slovan Bratislava.

Kjo u mësua pasi UEFA vendosi të shkurtojë listën e rivalëve të mundshëm të FC Shkupit për në raundin e dytë eliminatorë të Ligës së Kampionëve.

Kujtojmë ndeshjen e parë kundër Dinamo Zagreb, skuadra e FC Shkupit do ta zhvillojë në Kroaci me datë 19 korrik, ndërsa ndeshja e kthimit në arenën “Todor Proeski” në Shkup, në program është me datë 26 korrik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat