Maldini ideon goditjen me kosto zero

Futboll

Maldini ideon goditjen me kosto zero

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 18:51
Maldini ideon goditjen me kosto zero

Milan po studion goditjet që mund të bëjë në mesfushë, por Maldini duket se nuk e ka gjetur akoma profilin e duhur. Objektivi kryesor mbetet Renato Sanches, po duhet mposhtur konkurrenca e PSG-së.

Në orët e fundit është përmendur edhe emri i Davide Frattesi, për të cilin Roma mbetet në avantazh, por tani është më larg për shkak të kërkesës së lartë të Sassuolo-s. Carnevali kërkon 30 milionë euro, Milan mund ta mendojë seriozisht në rast të një përgjigje negative nga Renato Sanches.

Një tjetër emër që ka filluar të qarkullojë tani është ai i Ndombele, mesfushori i Tottenham-it. Megjithatë, në Angli kanë filluar të flasin edhe për një nga talentet më të rëndësishëm të Premier League dhe futbollit anglez.

Bëhet fjalë për Carney Chukwuemeka, 18-vjeçar produkt i akademisë së Aston Villa-s, mes më të mirave në Angli. Sipas The Athletic, ai ndiqet nga Milan-i dhe Barcelona-s. Por situata me Villans është e veçantë.

Aston Villa po kërkon t’i rinovojë nga tetori kontratën, që i skadon në më pak se një vit, duke i garantuar më shumë hapësira në të ardhmen. Vitin e kaluar ka luajtur 12 ndeshje, një numër i konsiderueshëm për moshën e tij, por që duket se nuk i ka mjaftuar.

Chukwuemeka ka refuzuar ofertat e klubit, që i ka gjykuar kërkesat e tij jashtë merkatos dhe duket se ka vendosur ta nxjerrë në shitje për 23-25 milionë euro për të mos e humbur me kosto zero.

Një shifër që Barcelona dhe Milan nuk kanë aspak dëshira ta paguajnë duke parë se kontrata e tij skadon në më pak se një vit. Përkundrazi, qëllimi duket se është që ta marrin me kosto zero vitin e ardhshëm.

Marrëveshja me lojtarin mund të arrihet janarin e ardhshëm dhe në atë rast, klubi që do ta marrë do të duhet t’i paguajë rreth 500 mijë euro Aston Villa-s.

Klubi i Premier League shpreson ta shesë tani nëse lojtari nuk do të pranojë rinovimin. Situata është në zhvillimi dhe Maldini po e monitoron me kujdes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat