Haaland: Guardiola i çmendur

Futboll

Haaland: Guardiola i çmendur

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 18:05
Haaland: Guardiola i çmendur

Erling Haaland i mjaftuan 12 minuta lojë për të shënuar golin e parë me Manchester City, që iu fal realizimit të bomberit norvegjez për të mposhtur 1-0 Bayern Munich.

22-vjeçari ndihet i lumtur për transferimin te kampionët e Anglisë dhe për faktin që do të punojë me një trajner si Pep Guardiola.

“Gjatë viteve të fundit kam ndjekur shumë ndeshje të Manchester City. Kam vënë re se ekipit i mungon një numër 9.

Guardiola? Pep është paksa i çmendur, por mua më pëlqen kështu. Do të zbavitem me të. Jam stërvitur mirë këtë javë, por kaq, nuk mund të flas më shumë për momentin”.

Në fund një koment për Jack Grealish, i cili dhuroi asistin për golin e fitores ndaj Bayernit.

“Jack është një futbollist i aftë, do të bëjmë edhe më mirë nëse lidhemi me njëri-tjetrin”, theksoi Haaland.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat