Vuan nga një sëmundje neurodegjenerative

Futboll

Vuan nga një sëmundje neurodegjenerative

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 17:57
Daniel Passarella

Daniel Passarella në gjendje jo të mirë shëndetësore. Nga raportimet në versionin online të “Olè”, 69-vjeçari, kampion bote me Argjentinën në vitin 1978, dyshohet se vuan nga një sëmundje neurodegjenerative e ngjashme me ALS.

Sipas gazeta sportive argjentinase, ish-mbrojtësi del rrallë nga shtëpia dhe kur ndodh me makinë pasi për sëmundjen, nga e cila ka vuajtur edhe babai i tij, rrezikon të harrojë rrugën e kthimit për në shtëpinë e tij, pra të humbë orientimin.

“Nuk është më Passarella që njihnim. Tani ai është një Daniel tjetër”, tha një mik i “Caudillos”.

Ky është pseudonimi i futbollistit që ka veshur edhe fanellën e Interit në Itali, nga viti 1986 deri në vitin 1988, pasi përfundoi aventurën katërvjeçare me Fiorentinën. Eksperienca e tij e fundit në botën e futbollit daton në vitin 2013, kur u largua nga presidenca e River Plate.

Para se të bëhej drejtues i lartë, Passarella ishte gjithashtu trajner dhe ekipi i fundit që ai drejtoi ishte River Plate në vitin 2007, ndërsa në Itali ai drejtoi Parmën pa shumë bujë në vitin 2001.

“Gjithmonë pranë teje Caudillo” është mesazhi i dedikuar në Twitter nga klubi i Fiorentinës për kampionin e botës në vitin 1978.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat